Ndërlidhjet

37 të vrarë nga sulmet pakistaneze ndaj militantëve


Ilustrim

Ilustrim

Raportet e fundit bëjnë me dije se si rezultat i sulmeve ajrore të ushtrisë pakistaneze kundër bastioneve militante, pranë kufirit me Afganistanin, janë vrarë 37 persona ndërsa janë plagosur 18 të tjerë.

Ky është operacioni i parë ajror kundër kryengritësve talibanë pas dy muajve armëpushim.

Përveç sulmeve ajrore, zyrtarët qeveritarë kanë bërë me dije se edhe forcat tokësore, po marrin pjesë në aksionin në veriperëndim të provincës Khiber, ku talibanët dhe grupi i ndaluar militant Lashkar-i-Islam janë aktivë.
XS
SM
MD
LG