Ndërlidhjet

Turchynov kërkon nga Rusia që të ndalë veprimet ndaj Ukrainës


Oleksander Turchynov
Oleksander Turchynov
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës Oleksander Turchynov ka kërkuar nga Rusia që ti ndalë veprimet për të ndërhyrë në punë të Ukrainës.

Përmes një deklarate televizive, presidenti Turchynov ka kërkuar që Moska të tërheq trupat e saj nga kufiri me Ukrainën.

Ukraina, sipas tij, nuk e ka plan që të tërhiqet nga operacioni kundër terroristëve.

Pak orë më herët, Rusia ka bërë me dije se ka filluar me stërvitje ushtarake në kufi me Ukrainën.

Ministri i mbrojtes në Rusi, ka njoftuar se Rusia ka nisur stërvitje të reja ushtarake në afërsi të kufirit Ukrainën si përgjigje ndaj veprimeve të Ukrainës kundër seperatistëve pro-rusë, si dhe përgjigje ndaj shtimit të forcave të NATO-s në kufinjtë lindorë.

Sergei Shoigu ka thënë se Rusia ushte e detyruar që të reagojë për shkak se ushtria ukrainase e ka filluar sulmin më 24 prill me qëllim të rimarrjes së qytetit Slovyansk.

Pesë seperatistë janë raportuar se kanë vdekur gjatë sulmit të ushtrisë ukrainase.
XS
SM
MD
LG