Ndërlidhjet

logo-print

FMN-ja pas një jave do të vendosë për pakon ndihmëse ndaj Ukrainës


Ilustrim

Ilustrim

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë me dije se gjatë javës së ardhshme, do të merret vendimi përfundimtar për pakon e zgjeruar të ndihmës ndaj Ukrainës.

FMN ka bërë me dije se qeveria ukrainase i ka përmbushur kushtet e saj.

FMN ka njoftuar se bordi do të mblidhet me 30 prill, për të shqyrtuar programin e ndihmës dhe për ta marrë vendimin përfundimtar.

FMN paraprakisht është dakorduar që t’ia ndajë një hua Kievit në vlerë prej 18 miliardë eurosh, me qëllim që të shërbejnë për dy vitet e ardhme pas trazirave politike dhe ekonomike që kanë ngjarë së fundi.

Por, shuma përfumndimtare e ndihmës, ende nuk është bërë me dije.

Vendimi i FMN-së me qëllim që Ukraina të ecë përpara vjen pavarësisht tensioneve të përshkallëzuara mes Ukrainës dhe Rusisë.
XS
SM
MD
LG