Ndërlidhjet

Lirohet gazetari Simon Ostrovsky


Gazetari amerikan Simon Ostrovsky

Gazetari amerikan Simon Ostrovsky

Gazetari amerikan Simon Ostrovsky, është liruar pas tri ditë të mbajtjes së tij nga ana e seperatistëve pro-rusë, në lindje të Ukrainës.

Punëdhënësi i tij, agjemcia Vice News, përmes një deklarate ka bërë me dije se Ostrovsky është liruar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Vyacheslav Ponomaryov, kryetar i vetshpallur i qytetit Sllaviansk, kishte deklaruar më herët se Ostrovsky, gazetar i Vice Neës, mbahet peng sepse milicitë pro-ruse janë bërë shënjestër e forcave të Ukrainës, besnike të Qeverisë në Kiev.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka shfaqur shqetësim të madh për rrëmbimin e gazetarit amerikan në Ukrainë nga separatistët pro-rusë.

Pavarësisht lirimit të Ostrovsky, nga pro-rusët në Ukrainë, vazhdojnë të mbahen edhe disa gazetarë.
XS
SM
MD
LG