Ndërlidhjet

Kerry: Rusia nuk e ka bërë as hapin e vetëm, drejt përmirësimit


Sekretari amerikan, John Kerry

Sekretari amerikan, John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka thënë se “dritarja e mundësive” që Rusia ta ndryshon qasjen ndaj Ukrainës, tashmë është mbyllur.

Përmes një deklarate të bërë në Uashington, Kerry ka thënë, se Rusia nuk e ka bërë as hapin më të vogël, për ta zbatuar marrëveshjen e arritur javë më parë në Gjenevë.

Veprimet aktuale të Rusisë, ai i ka quajtur si përpjekje për ti zvogëluar proceset demokratike të Ukrainës dhe stabilitetin atje.

Nëse Rusia vazhdon me këtë qasje, sipas Kerry, pasojat do të jenë më të rënda dhe më të shtrenjta.

Komentet e Kerry vijnë në kuadër të një “lufte fjalësh” në mes të zyrtarëve perëndimor dhe atyre rusë, përkitazi me krizën në Ukrainë.

Në një intervistë dhënë televizionit rus, ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, ka thënë se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, duhet ta dënojë “përdorimin e forcës së armatosur nga Ukrainë në drejtim të opozitës politike”.
XS
SM
MD
LG