Ndërlidhjet

Presidenti Obama arrinë në Korenë Jugore


Barak Obama

Barak Obama

Në kuadër të vizitës një javore në Azi, presidenti amerikan Barak Obama, sot ka arritur në Korenë e Jugut.

Vizita e tij në Suoel, vjen në kohën kur ekzistojnë tensione të larta rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Më 23 prill, zyrtarë të Koresë së Jugut kanë thënë se Pheniani mund të kryejë në çdo moment, një test të armëve bërthamore.

Instituti Amerikano-korean në universitetin Johns Hopkins, ka njoftuar sot se imazhet satelitore të marra vetëm dy ditë më parë, tregojnë se ka aktivitet bërthamorë në Korëne e Veriut dhe se “ndoshta janë përgatitjet për një shpërthim”.

25 Prilli është Dita e Ushtrisë Popullore Koreane dhe kjo ditë konsiderohet si festë kombëtare në Korenë Veriore, një ngjarje e cila shënohet me tubime, koncerte e gara në atletikë.

Pas bisedimeve me presidentin e Koresë së Jugut Park Geun – Hye, Obama do ti vizitoj trupat amerikane atje, dhe më pas do të udhëtoj në drejtim të Malajzisë.

Gjatë vizitës në Tokio, Obama dhe kryeministri japonez Shinzo Abe, nuk kanë arritur që ta finalizojnë një marrëveshje dy-palëshe të tregëtisë.

Ata kanë thënë, se kanë arritur progres në diskutime, por ende sipas tyre, mbeten boshllëqet.
XS
SM
MD
LG