Ndërlidhjet

logo-print

SHBA reagon ndaj arrestimit të gazetarit të Azerbajxhanit


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara thonë se janë “të tronditur” nga arrestimi i gazetarit nga Azerbajxhani Rauf Mirqadirov, në Baku.

SHBA ka shfaqur dyshimin se akuzat për spiunazhë që janë ngritur ndaj tij, mund të jenë të motivuara politikisht.

Uashingtoni, sipas zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki “është i shqetësuar nga akuzat, dhe arrestimi i tij mund të jetë në lidhje me raportimet e tij kritike ndaj qeverisë në Azejbajxhan, apo për pjesëmarrjen e tij në programe që kanë për qëllim uljen e tensioneve në rajon”.

Mirqadirov, një komentator i pavarur në gazetën ditore ruse “Zerkalo”, është arrestuar më 19 prill në aeroportin e Baku, Hejdar Alijev.

Ai u arrestuar teksa po kthehej nga Turqia, vend nga i cili ai bashkë me familjen e tij, janë dëbuar.

Ai është akuzuar për spiunazhë, gjoja se sekretetet shtetërore të Azerbajxhanit, ua ka treguar shërbimeve armene të sigurisë.
XS
SM
MD
LG