Ndërlidhjet

Kamboxhia refuzon ekstradimin e biznesmenit rus


Biznesmeni rus, Sergei Polonsky

Biznesmeni rus, Sergei Polonsky

Gjykata më e lartë në Kamboxhia, ka vendosur kundër ekstradimit në Rusi të biznesmenit të njohur rus, Sergei Polonsky.

Gjykata Phnom Penh, ka vendosur sot se Polonsky nuk mund të ekstradohet, për shkak se në mes të Rusisë dhe Kamboxhias, nuk ka marrëveshje për ekstradim.

Polonsky është i kërkuar nga Rusia nën akuzat se ka keqpërdorur më shumë se 175 milionë dollarë nga investitorët e pronave të paluajtshme.

Zyrtarët rusë thonë se 41 vjeçari Polonsky, i ka shpërdoruar këto fonde në vitin 2008 përmes kompanisë së ndërtimit “Mirax”, të cilën ai po e udhëhiqte.
XS
SM
MD
LG