Ndërlidhjet

Rusia: Kemi marrë mësim nga Ukraina


Ilustrim

Ilustrim

Udhëheqësi i agjencisë ruse për ndihmë ndërkombëtare (Rossotrudnichestvo) ka thënë se objektiva primare të programit të sapo konfirmuar nga Moska, për bashkëpunim ndërkombëtar për zhvillim, janë vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.

Drejtori i agjencisë, Konstantin Kosachev, përmes një interviste të botuar sot në “Kommersant”, ka thënë se “fqinjët tanë më të afërt, janë prioritet numër një”.

Ndihma e Rusisë, sipas tij, nuk duhet projektuar vetëm për ti ndihmuar këto shtetet në zgjidhjen e problemeve globale por edhe në “realizimin e interesave tona kombëtare ruse”.

Rusia sipas tij tashmë ka mësuar nga Ukraina, ngase qytetarët e Ukrainës sipas tij, nuk kanë qenë në dijeni për ndihmën e Rusisë ndaj Ukrainës në vitet e fundit.

“Shumë njerëz në Ukrainë e kanë bindjen që Rusia nuk e ka ndihmuar asgjë Ukrainën por vetëm se e ka penguar atë”, ka thënë ai.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë”, ka shtuar më tutje.
XS
SM
MD
LG