Ndërlidhjet

logo-print

Zeman: Mund të ndikojmë në qetësimin e situatës në Ukrainë


Presidenti çek, Millosh Zeman

Presidenti çek, Millosh Zeman

Presidenti i Çekisë Millosh Zeman, ka shfaqur shpresën se Partneriteti Lindor i Bashkimit Evropian, mund të ndikoj në uljen e tensioneve në Ukrainë.

Zeman ka thënë se është i shqetësuar se Ukraina si një vend anëtar i programit të parnritetit lindor, po përballet me kërcenimin e pushtimit rus apo me një lluftë civile.

Komentet e tij u bënë në Pragë, të enjten, në diten e parë të takimit dy-ditorë të anëtarëve të programit për Partneritet lindorë.

Në takimin e nisur dje në Pragë po marrin pjesë presidentët nga Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Moldavia, si dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Andriy Deshchytsya.

Bjellorusia, anëtare e Partneritetit të Lindjes, e ka bojkotuar ngjarjen, për shkak se presidenti Alyaksandr Lukashenka nuk është ftuar.

Bashkimi Evropian po përfaqësohet nga zyrtarë të Republikës Çeke, Austrisë, Lituanisë, Polonisë dhe Sllovakisë.

Programi i Partneritetit me Lindjen është tensionuar dukshëm kohëve të fundit, për shkak të kundërshtimeve në rritje të Rusisë.

Moska u bën presion fqinjëve të saj që t’i bashkohen Unionit Doganor, që udhëhiqet nga Rusia.
XS
SM
MD
LG