Ndërlidhjet

Fuele kërkon nga Rusia t'i largojë trupat nga kufiri


Stefan Fuele
Stefan Fuele
Komisioneri për zgjerim i BE-së Stefan Fuele, thotë se mënyra më e mirë për Rusinë për ta qetësuar situatën në Ukrainë, është tërheqja e trupave ruse që gjenden përgjatë kufirit me Ukrainën.

Fuele i cili po qëndron në Pragë në kuadër të takimit të Partneritetit Lindor të BE-së, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se përveç se po diskutojnë për të ardhmen e Partneritetit Evropain, gjatë takimit në Pragë, po diskutohet edhe mënyra se si të ndihmohet Ukraina për ti dhënë fund krizës.

Rusia ka rreth 40 mijë trupa përgjatë kufirit me Ukrainën.

Fuele ka shtuar se zyrtarët e BE-së, e kanë bërë të qartë, se nëse situata përshkallëzohet edhe më tutje, do të shtohen sanksionet ekonomike por edhe të tjera ndaj Rusisë.

Ukraina, Bjellorusia, Azerbajxhani, Armenia, Gjeorgjia dhe Moldavia janë gjashtë vendet që përbëjnë Partneritetin Lindorë.
XS
SM
MD
LG