Ndërlidhjet

Lavrov e akuzon SHBA-në për shtrembërim të marrëveshjes


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, e ka akuzuar Uashingtonin për shtrembërim të marrëveshjes ndërkombëtare të arritur në Gjenevë.

Këtë shtrembërim sipas Lavrov, Uashingtoni po e bën teksa po parashtron kërkesa shtesë ndaj Moskës.

Teksa ka folur sot në Moskë, Lavrov ka thënë se “Rusia do të kontribuojë në mënyrë të vendosur për ta qetësuar konfliktin në Ukrainë, bazuar në kompromisin që e kemi arritur në Gjenevë.

Por, sipas tij, Shtetet e Bashkuara, po paraqesin kërkesa të njëanshme.

Qeveria e re e Ukrainës sipas tij, do të përballet me drejtësinë për veprimet ushtarake në lindje të Ukrainës, veprime që Lavrov i ka cilësuar si “krim i përgjakshëm”.

Komentet e Lavrov vijnë pas komenteve që i ka bërë Sekretari amerikan John Kerry i cili ka thënë se “dritarja e mundësive” që Rusia ta ndryshon qasjen ndaj Ukrainës, tashmë është mbyllur.

Përmes një deklarate të bërë në Uashington, Kerry ka thënë se Rusia nuk e ka bërë as hapin më të vogël, për ta zbatuar marrëveshjen e arritur javë më parë në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG