Ndërlidhjet

Arrestohet një person nën dyshimin se po rrëmbente një aeroplan


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet indoneziane e kanë arrestuar një person nga frika se ai po synonte që ta merrte peng një aeroplan.

Fluturimi i kompanisë Virgin Australia ishte duke u përgatitur për tu nisur drejt Brisbane, kur personi ka tentuar që të hyjë në kabinën e pilotit.

Piloti menjëherë i ka njoftuar zyrtarët e aeroportit, se një person po bën përpjekje që ta rrëmbejë aeroplanin.

Zyrtarët e sigurisë e kanë rrethuar zonën dhe kanë hyrë në aeroplan.

Personi i dyshuar është arrestuar.

Raportet e para, bëjnë me dije se personi që ka tentuar të hyjë në kabinën e aeroplanit, ishte në gjendje të dehur.
XS
SM
MD
LG