Ndërlidhjet

Gjermania konfiskon 120 kilogramë kokainë


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Gjermani i kanë konfiskuar 120 kilogramë kokainë që ishte fshehur në një dërgesë me banane që kishte ardhur nga Ekuadori.

Policia gjermane ka bërë me dije se droga ishte brenda disa çantave të udhëtimit të cilat ishin fshehur nën kutitë me banane.

Droga është gjetur më 14 prill teksa zyrtarët e kanë kontrolluar kontinjerin që kishte ardhur nga Ekuadori në portin e Bremerhaven.

Në janar të këtij viti, punëtorët e një supermatketi në Berlin i kishin gjetur 140 kilogramë kokainë në arkat e bananeve që ishin transpotuar nga Kolumbia nëpërmjet portit gjerman të Hamburgut.

Sasia e zbuluar tani, vlerësohet të ketë vlerë rreth 8.3 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG