Ndërlidhjet

Yatsenyuk: Rusia po kërkon që të nisë Lufta e Tretë Botërore


Arseni Yatsenyuk
Arseni Yatsenyuk
Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Ukrainës Arseni Yatsenyuk e ka akuzuar Rusinë se me veprimet e saja në Ukrainë, po kërkon që të filloj Lufta e Tretë Botërore.

Rusia sipas tij, e ka për qëllim që ushtarakisht dhe politikisht ta marr Ukrainën.

Ai ka thënë se Rusia e ka në plan që të nisë luftën me Ukrainën në mënyrë që të nisë një konflikt ushtarak në Evropë.

Këto komente, Yatsenyuk i ka bërë sot para kabinetit qeveritar.

Komentet e Yatsenyuk u pësuan nga ato të ministrit të mbrojtjes Mykhail Koval, i cili ka informaur se trupat ruse kanë hyrë një kilometër në brendësi të territorit ukrainas.

Rusia është kritikuar nga faktori ndërkombëtar për shkak se ka dërguar në kufi me Ukrainën rreth 40 mijë trupa ushtarak.

Moska ka njoftuar se ushtarët vetëm po sterviten në atë pjesë.
XS
SM
MD
LG