Ndërlidhjet

logo-print

Së paku 42 viktima nga përmbysjet në Afganistan


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 42 persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë zhdukur si rezultat i përmbytjeve që kanë goditur Afganistanin verior dhe perëndimor.

Së paku 16 persona nga ta kanë vdekur në qytetin Sheberghan, në veri të provincës Jowzjan.

Dhjetëra të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve të ujit që kanë ngjarë gjatë natës në qytetet Qosh, Tepa, Darzab dhe Khoja.

Zëvendësguvernatori i provinvës Jowzan, Abdul Rahman Mahmoudi, ka njoftuar se nëntë fshatra janë shkatërruar tërësisht.

Ai ka njoftuar se ekipet e shpëtimit janë duke shfrytëzuar helikopterët më qëllim të shpëtimit të personave në zonat që janë goditur.

Goditjet e natës së mbrëmshme janë më të mëdhatë në tridhjetë vitet e fundit.

Mahmoudi ka njoftuar se mijëra persona janë zhvendosur.
XS
SM
MD
LG