Ndërlidhjet

Obama: Koreja V. nuk fiton asgjë me kërcënime


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama, ka thënë se Koreja e Veriut nuk do të fitojë asgjë duke bërë kërcënime.

Duke folur në Korenë e Jugut, Obama ka thënë se Koreja Veriore është duke e kërcenuar rajonin dhe Shtetet e Bashkuara dhe si rezultat i kësaj Obama ka paralajmëruar se mund të aplikohen sanksione të rrepta ndaj Phenianit.

Këto komente Obama i ka bërë pas takimit me presidentin jug-korean Park Geun Hye.

Të dy udhëheqësit kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të katastrofës së javës së kaluar.

Vizita e tij në Suoel vjen në kohën kur ekzistojnë tensione të larta mbi rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG