Ndërlidhjet

Qeveria e miraton ligjin për mbrojtjen e të akuzuarve të gjykatës speciale


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial, në proceset gjyqësore pranë Gjykatës Speciale.

“Dispozitat e këtij projektligji zbatohen ndaj çdo personi i cili akuzohet për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Gjykatës Speciale, duke përfshirë mbrojtjen juridike për personat e akuzuar dhe mbështetjen financiare të anëtareve të ngushtë të familjes së tyre për udhëtimet që ndërlidhen me procedurat gjyqësore”, ka njoftuar qeveria e Kosovës përmes një njoftimi të lëshuar.

Miratimi i këtij projekt-ligji vjen dy ditë pasi që Kuvendi i Kosovës e ka mkiratuar vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale si dhe vazhdimin e mandatit të misionit EULEX.
XS
SM
MD
LG