Ndërlidhjet

EULEX: Aktakuzë për krim të organizuar


Ilustrim

Ilustrim

Misioni EULEX në Kosovë ka bërë me dije se Prokuroria Speciale e ka parashtruar një aktakuzë kundër një të pandehuri në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

I pandehuri, sipas një njoftimi të lëshuar nga misioni EULEX, akuzohet për Krim të organizuar, Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të drogave dhe substancave psikotropike të rrezikshme por edhe për veprën penale të Pastrimit të parave

“I pandehuri pretendohet se është përgjegjës për trafikimin e narkotikëve prej Shqipërisë në Kosovë dhe më tutje në disa vende të Bashkimit Evropian në vitin 2009 si pjesëtar i një grupi të organizuar kriminal, si dhe pastrimin e përfitimeve kriminale të realizuara nga ky grup prej këtyre veprimtarive”, ka saktësuar misioni EULEX.

I pandehuri është arrestuar në muajin shkurt të këtij viti dhe gjendet në paraburgim.

Tre të pandehur të tjerë që dyshohet se ishin pjesë e të njëjtit grup kriminal tashmë janë gjykuar dhe dënuar në procese gjyqësore të mbajtura më parë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG