Ndërlidhjet

Bombë në Pakistan, katër të vrarë e 30 të plagosur


Ilustrim
Ilustrim
Një bombë e fuqishme ka shpërthyer në qytetin jugor të Pakistanit, përkatësisht në portin e Karaçit, dukë lënë të vdekur katër persona dhe dhe të plagosur rreth 30 të tjerë.

Autoritetet spitalore thonë se pesë nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Tri automjete me targa të qeverisë janë dëmtuar nga shpërthimi.

Sulmi i sotëm vjen një ditë pas një sulmi me bombë që ka ngjarë në një zonë tjetër të Karaçit me ç’rast është vrarë një oficer i policisë dhe tre persona të tjerë.

Karaçi është njëri nga vendet ku fshihen militantët vendës dhe të huaj
XS
SM
MD
LG