Ndërlidhjet

logo-print

Ishujt Marshall padisin nëntë fuqi botërore


Ilustrim

Ilustrim

Banorët e ishujve Marshall në Pacifik e kanë ngritur një padi në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë ndaj nëntë fuqive botërore për dështim në heqjen dorë nga programi bërthamor.

Sipas padisë që është paraqitur të enjten, ishujt Marshall pretendojnë se Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania e Madhe, Franca dhe Kina i kanë shkelur në vazhdimësi angazhimet e tyre që i kanë pasur konform traktatit të vitit 1968 për mospërhapjen e armëve bërthamore.

NË padi janë të përfshirë edhe Pakistani, India, Koreja e Veriut dhe Izareli.
Ishujt Marshall e kanë ngritur një padi kundër Shteteve të Bashkuara edhe në San Francisco.
Shtetet e Bashkuara kanë kryer 67 teste të armëve bërthamore në ishujt Mnarshall gjatë periudhës 1946 deri në 1958.
“Njerëzit tanë kanë vuajtur shumë dhe kanë pasur pasoja të pariparueshme nga këto armë”, kja thënë ministri i jashtëm i ishujve Marshall, Tony de Brum
XS
SM
MD
LG