Ndërlidhjet

Jahjaga dënon shkruarjen e grafitit në Manastir të Deçanit


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e ka dënuar fuqishëm shkruarjen e grafitit në Manastir të Deçanit, një monument fetar dhe simbol i trashëgimisë kulturore të Kosovës, ndaj të cilës qytetarët dhe institucionet e Kosovës kanë treguar përkujdesje të veçantë.

Dëmtimi i monumenteve fetare, sipas një kumtese të lëshuar nga zyra e presidentes, paraqet një akt të papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me traditat e vlerat e qytetarëve të Kosovës, të mbështetura në tolerancë dhe respekt të plotë për komunitetet fetare dhe monumentet e tyre, dhe të ngërthyera edhe në Kushtetutën e shtetit tonë.

Presidentja Jahjaga u ka bërë thirrje mekanizmave të sigurisë që të zbulojnë kryesit e këtij akti të shëmtuar dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë.
XS
SM
MD
LG