Ndërlidhjet

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë protokoll bashkëpunimi


Ilustrim

Ilustrim

Kosova dhe Mali i zi e kanë nënshkruar sot protokollin e bashkëpunimit, me qëllim të luftimit të dukurisë së trafikimit me njerëz.

Ceremonia e nënshkrimit është mbajtur në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ky protokoll, sipas një kumtese të lëshuar nga MPB-ja, është nënshkruar nga Koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz, njëherësh zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Sasa Rasic dhe Koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz i Malit të Zi, Zoran Ulama.

“Trafikimi me qenie njerëzore është i përhapur si në Kosovë, në Malin e Zi, ashtu edhe në të gjithë regjionin, kështu që është e nevojshme që bashkërisht të luftojmë këtë dukuri. Të dy policitë do të kenë bashkëpunim aktiv dhe besoj se do kemi sukses në implementimin e këtij protokolli”, citohet të ketë thënë zëvendësministri Rasic.
XS
SM
MD
LG