Ndërlidhjet

Kazakistan: Dënim për tentim vrasjen e gazetarit


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në qytetin perëndimor Oral të Kazakistanit, e ka dënuar një person për organizimin e tentim vrasjes së një gazetari të njohur.

Drejtori i shkollës për kalorës në qytetin Oral, Nurlan Takhambetov, është dënuar me 14 vite burgim për shkak të tentim vrasjes së gazetarit të revistës javore “Uralskaya Nedelya”, Lukpan Akhmedyarov.

Takhambetov e ka pranuar fajin.

Gazetari ishte qëlluar me thikë dhe me një pistoletë ajrore në prill të vitit 2012, por i njëjti i ka mbijetuar sulmit.

Vitin e kaluar, katër burra të atij qyteti, janë dënuar me burgim më të gjatë për kryerjen e sulmit.

Artikujt që i ka publikuar Akhmedyarov kritikojnë autoritetet lokale për veoprimet e tyre të kundërligjshme.

Akhmedyarove ka fituar qmimin për guxim në gazetari PeterMackler, që është ndarë në vitin 2012 në Uashington.
XS
SM
MD
LG