Ndërlidhjet

Qeveria jugkoreane pranon se ka keqidentifikuar viktima


Kore e Jugut

Kore e Jugut

Qeveria e Koresë Jugore ka pranuar se disa trupa të viktimave nga mbytja e anijes më 16 prill, janë keqidentifikuar.

Task-forca për emergjenca e qeverisë ka bërë publik një plan veprimi, me qëllim që të parandalojë përsëritjen e gabimeve të tilla.

Mediat jugkoreane kanë raportuar se disa trupa janë dërguar te familje të gabuara.

Plani i ri kërkon që kufomat t’iu dërgohen familjeve vetëm pas testeve të ADN-së, shenjave të gishtave ose të dhënave dentare.

Zhytësit kanë gjetur deri më tash 183 trupa, ndërsa 119 njerëz të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.
XS
SM
MD
LG