Ndërlidhjet

Gjykata e Hagës nis hetime në Ukrainë


Ukrainë
Ukrainë
Gjykata Ndërkombëtare për Krime ka nisur hetimet për krime të mundshme, të kryera gjatë protestave që kanë çuar në rrëzimin e presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Gjykata ka thënë se kryeprokurorja Fatou Bensouda ka vendosur që të hapë hetime paraprake të situatës në Ukrainë, për të përcaktuar nëse ekzistojnë kritere për një hetim të plotë.

Ukraina nuk është anëtare e gjykatës me seli në Hagë, por ajo i ka dhënë juridiksionin asaj për çdo krim që mund të jetë kryer midis 21 nëntorit, kur protestat kundër Yanukovychit janë shndërruar në dhunë, dhe 22 shkurtit, ditës kur Yanukovych ka ikur nga Kievi.

Mbi 100 demonstrues janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë protestave antiqeveritare.
XS
SM
MD
LG