Ndërlidhjet

logo-print

Mbi 100 të vdekur nga përmbytjet në Afganistan


Afganistan, 25 prill 2014.

Afganistan, 25 prill 2014.

Raportet nga pjesa veriperëndimore e Afganistanit thonë se mbi 100 njerëz kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve që kanë shkaktuar shirat gjatë dy ditëve të fundit.

Mijëra njerëz janë zhvendosur, ndërsa dhjetëra të tjerë figurojnë të zhdukur.

Autoritetet kanë dërguar helikopterë për të kërkuar në fshatrat e bllokuar.

Ato i kanë përshkruar përmbytjet si më të këqijat në 30 vjetët e fundit.
XS
SM
MD
LG