Ndërlidhjet

Merkel paralajmëron Putinin me sanksione shtesë


Angela Merkel
Angela Merkel
Kancearja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin, se sanksionet shtesë kundër vendit të tij mund të jenë të nevojshme, pasi Moska nuk ka bërë mjaftueshëm për të zbatuar Marrëveshjen e Gjenevës për shtensionimin e situatës në Ukrainë.

Merkel, duke folur në Berlin pas takimit me kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk, ka thënë se Rusia ka fuqi për të bindur separatistët pro-rusë për të liruar ndërtesat qeveritare, që kanë uzurpuar në lindje të Ukrainës.

Por, ajo ka thënë se përpjekjet e Moskës për të sjellë separatistët në “rrugë paqësore” mungojnë.
XS
SM
MD
LG