Ndërlidhjet

Obama dhe BE gati për sanksione të reja ndaj Rusisë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Barack Obama dhe udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë janë pajtuar që të koordinojnë hapat për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë, për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë thotë se liderët janë dakorduar gjatë një tele-konference se Rusia ka vazhduar të përshkallëzojë situatën përmes retorikës gjithnjë e më problematike dhe stërvitjeve ushtarake në kufi me Ukrainën.

Deklarata po ashtu akuzon Moskën se nuk mbështet publikisht Marrëveshjen e Gjenevës.

Ajo thotë se Rusia nuk iu ka bërë thirrje grupeve të armatosura pro-ruse që të dorëzojnë armët dhe të lirojnë ndërtesat qeveritare që kanë uzurpuar - gjë që parashihet me marrëveshje.
XS
SM
MD
LG