Ndërlidhjet

logo-print

KFOR, PK, OSBE dënojnë incidentin në Deçan


Ilustrim

Ilustrim

Komandanti i KFOR-it, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë kanë dënuar fuqishëm vandalizmin që ka ndodhur mbrëmë në Manastirin e Deçanit.

“Një përdhosje e tillë është në kundërshtim me vlerat tona të përbashkëta. Lokacionet religjioze dhe të trashëgimisë kulturore janë të vlefshme për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe të gjithë duhet t’i respektojnë ato dhe të ndihmojnë në ruajtjen e tyre”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Sipas së njëjtës, Policia e Kosovës do të jetë në krye për të hetuar incidentin e mbrëmshëm dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare do t’i mbështesin dhe ndihmojnë hetimet sipas mandateve të tyre përkatëse.
XS
SM
MD
LG