Ndërlidhjet

Pro-rusët kidnapojnë vëzhgues të OSBE-së


Ukrainë
Ukrainë
Ministria e Brendshme e Ukrainës ka thënë se separatistët pro-rusë në qytetin Slloviansk kanë kidnapuar vëzhgues ndërkombëtarë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ministria ka thënë se janë duke u zhvilluar negociata për lirimin e grupit, i cili pos shtatë përfaqësuesve të OSBE-së, përfshin edhe pesë anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës.

Vëzhguesit e OSBE-së ndodhen në rajon për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes së Gjenevës – të nënshkruar më 17 prill nga Qeveria e Ukrainës, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, me qëllim të qetësimit të krizës në Ukrainë.

Vendet perëndimore dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën se kanë dështuar të ndërmarrin hapa për zbatimin e marrëveshjes.
XS
SM
MD
LG