Ndërlidhjet

Rusia i kërkon Ukrainës të ndalojë “veprimet ushtarake”


Slloviansk, Ukrainë
Slloviansk, Ukrainë
Rusia ka kërkuar nga Ukraina që të ndalojë “të gjitha veprimet ushtarake” në lindje, ku separatistët pro-rusë kanë marrë kontrollin e qyteteve, në kundërshtim të qeverisë qendrore.

Ministria e Jashtme ka thënë se Rusia i bën thirrje Ukrainës që të nisë zbatimin e Marrëveshjes së Gjenevës, e cila ka për qëllim qetësimin e krizës.

Forcat e Ukrainës, këtë javë, kanë qenë në aksion në lindje për lirimin e ndërtesave të uzurpuara qeveritare.

Kryeministri i Ukrainës ka akuzuar të premten Rusinë se bën përpjekje të nisë Luftën e Tretë Botërore me veprimet e saj në vendin e tij.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat e Ukrainës dhe të vendeve perëndimore se ajo ka dërguar operativë në Ukrainë “për të ndezur trazira separatiste”.
XS
SM
MD
LG