Dy vetura të misionit EULEX, janë sulmuar sonte me armë zjarri, teksa po lëviznin në pjesën veriore të Mitrovicës.
“Sonte rreth orës 20:00 dy automjete të EULEX-it të cilat lëviznin rrugës për në Bërnjak janë sulmuar me armë zjarri duke pësuar dëme materiale", thuhet mes të tjerash në komunikatën e lëshuar nga misioni EULEX.
"EULEX-i dënon ashpër këtë sulm qyqar. Task-Forca e Mitrovicës ka filluar hetimet për t’i kapur kryesit e këtij akti"
Çdo sulm kundër EULEX-it, sipas komunikatës, është sulm kundër Bashkimit Evropian.
"Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që kanë informacion lidhur me rastin ta kontaktojnë Task-Forcën e Mitrovicës në këtë numër: 038 512 638", ka kërkuar misioni EULEX.