Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga: Dënohet ashpër sulmi kundër makinave të EULEX-it


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Sulmi me armë zjarri kundër misionit të EULEX-it në Kosovë është përpjekje për të penguar vendosjen e ligjit në territorin e Kosovës dhe sulm ndaj rendit demokratik të saj, thuhet në deklaratën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, lidhur me sulmin e mbrëmshëm në pjesën veriore të Mitrovicës, njofton faqja në Internet e presidencës.

“Sulmi mbi pjesëtarët e misionit të EULEX-it, është gjithashtu, një përpjekje për t’i mbajtur nën tension dhe frikë qytetarët në këtë pjesë të territorit të vendit, që duan shtrirjen e sundimit të ligjit dhe një jetë më të qetë”, theksohet në deklaratë, duke shtuar se“misioni i EULEX-it po ndihmon institucionet e vendit si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, të të gjitha komuniteteve, për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të krijuar një vend të sigurt”.

Presidentja e Kosovës u bën thirrje organeve përgjegjëse që autorët e këtij sulmi qyqar të kapen dhe të sillen përpara drejtësisë.
XS
SM
MD
LG