Ndërlidhjet

Separatistët: Vëzhguesit e OSBE-së janë “spiunë të NATO-s”


Kryengritësit prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, që e mbajnë peng grupin e vëzhguesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), kanë thënë se ata janë “spiunë të NATO-s”.

Lideri i vetëshpallur i separatistëve në qytetin Donjeck, Denis Pushilin, tha se observerët “do të këmbehen për të burgosurit tanë”.

Ai theksoi se një këmbim i tillë është e vetmja mënyrë që të lirohen vëzhguesit e OSBE-së.

Këto komente Pushilin i ka bërë sot para selisë së okupuar të shërbimeve të sigurisë në qytetin Sllovjansk, ku po mbahen të zënë pjesëtarët e misionit të OSBE-së.

Nuk është e qartë se sa vëzhgues po mbahen nga separatistët prorusë.

Në fillim, grupi përbëhej prej 13 vetësh, që udhëtonin së bashku, përfshirë katër gjermanë dhe pesë ushtarë ukrainas.

Në grup, poashtu, gjendeshin edhe katër vëzhgues ushtarakë nga Danimarka, Polonia, Suedia dhe Çekia.
XS
SM
MD
LG