Ndërlidhjet

Irak: Nga eksplodimi në tubimin politik – 38 të vrarë


Pamje nga sulmi i sotëm me bombë në Bagdad

Pamje nga sulmi i sotëm me bombë në Bagdad

Raportohet se së paku 38 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmi me makinë-bombë në një tubim zgjedhor të një partie politike shiite në kryeqytetin Bagdad.

Në këtë tubim merrnin pjesë afro 10 mijë vetë. Sulmi ndodhi vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në Irak, të parapara për 30 prill.

Agjencia AFP raporton se përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë grupet Shteti Islamik i Irakut dhe Levant, që është një grup militant sunit i ndërlidhur me al-Kaidën.

Iraku po ballafaqohet me dhunë sektare në rritje para zgjedhjeve, që do të jenë të parat prej se nga Iraku u larguan forcat ushtarake luftarake të Shteteve të Bashkuara, në fund të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG