Ndërlidhjet

Iran: U ekzekutuan me varje personat që e kanë vrarë prokurorin


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit ka rapotuar se tre vetë të dënuar për vrasjen e një prokurori, në pjesën e trazuar të rajonit në kufi me Pakistanin, janë ekzekutuar me varje.

Agjencia IRNA raportoi se personat Omid Piri, Alireza Dahmardeh dhe Imam Galavi, janë varur publikisht sot para anëtarëve të familjes së prokurorit të vrarë dhe banorëve të qytetit Zabol, në pjesën juglindore të Iranit.

Prokurori i vrarë, Mousa Nouri, ishte vrarë në muajin nëntor së bashku me shoferin e tij.

Konsiderohet se ky ishte ndër prokurorët më të ashpër në luftën kundër rrjeteve të kontrabandimit të drogës, që i shfrytëzonin rrugët që çonin prej Pakistanit dhe Afganistanit, nëpër malet dhe shkretëtirat e Iranit.
XS
SM
MD
LG