Ndërlidhjet

logo-print

Liderët G7 pajtohen për sanksione shtesë kundër Rusisë


Nga takimi i fundit i liderëve të grupit G7 në Hagë më 24 mars 2014

Nga takimi i fundit i liderëve të grupit G7 në Hagë më 24 mars 2014

Liderët e Grupit G7, që përbëhet nga fuqitë industriale udhëheqëse, janë pajtuar për të lëvizur përpara me sanksione shtesë kundër Rusisë, nëse Moska nuk ndërmerrë masa konkrete për ta mbështetur marrëveshjen e Gjenevës, që synon de-eskalimin e krizës në Ukrainë.

Në deklaratën e paraqitur sot thuhet se për shkak të nevojës urgjente për të siguruar “votim të suksesshëm dhe paqësor e demokratik, në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë muajin e ardhshëm”, grupi G7 është i “përkushtuar për të vepruar në mënyrë urgjente për intensifikimin e sanksioneve”.

Kjo deklaratë u bë në periudhën e një raporti në media, në të cilin janë cituar zyrtarë të paemëruar të Shteteve të Bashkuara, se Uashingtoni dhe Brukseli do të shpallin sanksione të reja të shënjestruara kundër zyrtarëve rusë, para 28 prillit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të udhëtoj javën e ardhshme në Uashington, për tu takuar me presidentin amerikan, Barack Obama, me ç’rast pritet të diskutohet për përgjigje unike ndaj aksioneve ruse në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG