Ndërlidhjet

logo-print

Malajzi: Obama u takua me Mbretin dhe kryeministrin


Barack Obama (majtas) dhe presidentja e Koresë Jugore Park Geun-hey gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Seul

Barack Obama (majtas) dhe presidentja e Koresë Jugore Park Geun-hey gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Seul

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, sot ka arritur në Malajzi, për bisedime me zyrtarët e lartë të këtij vendi për ekonomi dhe siguri.

Nga një aeroport ushtarak, konvoji i presidentit Obama arriti në kryeqytetin Kuala Lumpur, ku ai mbajti takime të ndara me Mbretin dhe kryeministrin, Najib Razak.

Vizita e zotit Obama në Malajzi është e para e një presidenti amerikan prej vitit 1966, dhe është stacioni i tij i fundit në turneun aktual njëjavor në Azi.

Në Malajzi, Obama arriti nga Koreja Jugore, ku sot tha se Shtetet e Bashkuara do ta përdorin forcën ushtarake nëse është e domosdoshme për t’i mbrojtur aleatët e vet në Azi dhe Koresë Veriore i ka tërhequr vërejtjen që të mos kërcënohet me sulm atomik.

Ai e ka dënuar Korenë Veriore, duke e vlerësuar si “shtet të izolur”, programi bërthamor i të cilit është “rrugë që çon vetëm në izolim të mëtejshëm”.
XS
SM
MD
LG