Ndërlidhjet

logo-print

Nga rrëzimi i helikopterit – 5 ushtarë të vrarë të NATO-s


Ilustrim

Ilustrim

Pesë ushtarë të Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë në Afganistan, që udhëhiqet nga NATO-ja, janë vrarë nga përplasja e helikopterit, në pjesën jugore të Afganistanit.

Në njoftimin e NATO-s theksohet se shkaqet e përplasjes nuk dihen dhe se po zhvillohen hetime.

Nuk është publikuar kombësia e ushtarëve.

Njëherësh, një zyrtar i Universitetit afgan sot i ka identifikuar dy shtetas amerikanë, që janë vrarë gjatë të shtënave në një spital në kryeqytetin Kabul, më herët këtë javë.

Administratori shëndetësor i klinikës, Jon Gabel, dhe i ati i tij, Gary Gabel, ishin vrarë kur një polic afgan kishte hapur zjarr në Cure International Hospital.

Këto incidente të rënda në Afganistan po ndodhin në periudhën kur forcat ndërkombëtare, të udhëhequra nga NATO-ja, po përgatiten për tërheqje nga Afganistani, deri në fund të këtij viti.

Rrjedhimisht, tashmë ushtrisë afgane dhe policisë u është dorëzuar përgjegjësia për luftimin e kryengritësve talibanë.
XS
SM
MD
LG