Ndërlidhjet

Rusi: Ende pa vendim lidhur me zgjedhjet në Ukrainë


Vitaly Churkin
Vitaly Churkin
Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, thotë se Moska nuk ka vendosur ende nëse do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë më 25 maj.

Mëtutje, zoti Churkin i ka thënë së përditshmes moskovite, Komsomolskaya Pravda, në një intervistë të publikuar sot, se zyrtarët rusë “po shikojnë se si do të mbahen ato”.

Sipas tij, “nëse do të ketë të shtëna nga tanket”, atëherë njohja e zgjedhjeve si legjitime, do të ishte absurde”.

Qeveritë perëndimore e kanë kritikuar Moskën se nuk e ka shfrytëzuar ndikimin e saj që separatistët prorusë të tërhiqen nga ndërtesat publike të okupuara në pjesën lindore të Ukrainës, megjithqë këtë lëvizje Rusia ka premtuar për ta ndërmarrë, sipas marrëveshjes së Gjenevës, të arritur javën e kaluar.

Por, Vitaly Churkin tha se qeveria e Ukrainës “duhet ta ndërmarrë hapin e parë”.
XS
SM
MD
LG