Ndërlidhjet

Pakistan: Pesë të vrarë nga përleshjet në Kashmir


Pamje e murit të shpuar nga të shtënat me armë në Pakistan

Pamje e murit të shpuar nga të shtënat me armë në Pakistan

Së paku pesë vetë janë vrarë gjatë luftimeve në rajonin Xhamu dhe Kashmir, të administruara nga India.

Raportohet se dy ushtarë të Indisë dhe tre militantë separatistë janë vrarë gjatë përleshjeve të sotme.

Një zyrtar i lartë policor në këtë rajon tha se të shtënat reciproke filluan kur zyrtarët e sigurisë u kishin rënë në gjurmë tre militantëve, të cilët fshiheshin afër qytetit Shopian, dhe kërkuan që ata të dorëzoheshin.

Dhuna po ndodhë derisa shtetasit në këtë territor po votojnë në zgjedhjet e Indisë.

Militantët dhe partitë separatiste në rajonin e kontestuar, pjesë të të cilit pretendohen nga Pakistani dhe Kina, u kanë bërë thirrje banorëve që t’i bojkotojnë zgjedhjet në Indi.

Prej vitit 1988, kur ka filluar përshkallëzimi i lëvizjes militante për pavarësi, në dhunën në Xhamu dhe Kahmir janë vrarë së paku 43 mijë njerëz.

India e akuzon Pakistanin se po e mbështet kryengritjen në këtë rajon, që është i banuar me popullatë shumicë myslimane.

Islamabadi i refuzon akuzat dhe thotë se militantët janë luftëtarë të lirisë.
XS
SM
MD
LG