Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, e ka dënaur sulmin e mbrëmshëm kundër veturave të misionit EULEX, në pjesën veriore të Kosovës.
Zonja Ashton “fuqishëm e dënon sulmin, që për cak kishte makinat e EULEX-it, natën e kaluar, në pjesën veriore të Kosovës”, thuhet në deklaratën për media.
Mëtutje, zyrtarja e lartë e BE-së ka bërë thirrje për “hetime të shpejta dhe gjithpërfshirëse me qëllim që kryesit të sillen para drejtësisë”, dhe ka shtuar se “aktet e tilla të frikësimit janë të papranueshme”.
Në fund, Catherine Ashton, e ka përsëritur deklaratën e saj më herët këtë javë, se “Bashkimi Evropian është i përkushtuar për ta vazhduar angazhimin e vet në favor të sundimit të ligjit në gjithë Kosovën”.