Ndërlidhjet

logo-print

OSBE: Burkhalter i kënaqur me pajtimin në Ballkan


Didier Burkhalter

Didier Burkhalter

Ministri i jashtëm i Zvicrës, Didier Burkhalter, njëherësh kryesues i radhës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka nxjerr një përfundim pozitiv nga vizita e tij dyditëshe në Ballkanin Perëndimor, ka njoftuar OSBE-ja.

Në takimet e tij me përfaqësues të nivelit të lartë të autoriteteve në Beograd, Tiranë dhe Prishtinë, ai mori mbështetje të fuqishme për angazhimin e kryesimit të Zvicrës me OSBE-së në rajon.

Mëtutje në njoftim, theksohet se ai ishte i kënaqur me angazhimin e të gjithë liderëve politikë, me të cilët u takua, për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor përmes bashkëpunimit.

Ministri Didier Burkhalter gjeti mbështetje të fuqishme për objektivat e kësaj Kryesie në Ballkanin Perëndimor, e ato janë ofrimi i ndihmës së OSBE-së në procesin e udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës, në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë çështjet e migracionit dhe në avancimin e pajtimit, veçanërisht në lidhje me zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur.

Për të mundësuar progres të mëtejmë në këto çështje, ai i ftoi të gjitha palët që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe të shkëlqyer me Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Gerard Stoudmann.

Zoti Burkhalter i ka shkëmber pikëpamjet me përfaqësues të pranive të OSBE-së në terren dhe theksoi vlerësimin e tij për punën e tyre të rëndësishme dhe profesionale. Ai gjithashtu e vizitoi zyrën e Misionit të OSBE-së në Kosovë në Mitrovicë të Veriut dhe një projekt për ndërtimin e kapaciteteve të policisë lokale.

Në takimet me të rinj shqiptarë në Tiranë, dhe një grup të rinjëve shqiptarë dhe serbë të Kosovës në Prishtinë, zoti Burkhalter e mirëpriti angazhimin e tyre për demokraci, të drejta të njeriut dhe shoqëri përfshirëse, duke i quajtur ata persona kryesorë për pajtim në rajon, theksohet në fund të njoftimit të OSBE-së.
XS
SM
MD
LG