Ndërlidhjet

Vatikan: U kanonizuan dy Papë


Portretet e dy Papëve që u kanonizuan sot në Vatikan - Papa Gjon Pali II (majtas) dhe Gjoni XXIII

Portretet e dy Papëve që u kanonizuan sot në Vatikan - Papa Gjon Pali II (majtas) dhe Gjoni XXIII

Papa Françesk dhe paraardhësi i tij, Papa Benedikti XVI, e kanë udhëhequr ceremoninë e sotme në Vatikan, për t’i nderuar dy liderët më karizmatikë të Kishës Katolike duke i shpallur të shenjtë.

Njëri prej tyre është Papa Gjon Pali II, i lindur në Poloni si Karol Wojtyla, i cili është vlerësuar se i ka kontribuar shkatërrimit të komunizmit gjatë periudhës 1978 – 2005, sa ishte Papë.

Tjetri është Papa Gjoni XXIII, i lindur si Angelo Giusepe Roncalli në Itali, i cili u bë i njohur si “Papa i mirë Gjon” derisa ai ishte njeriu i parë në Vatikan, në periudhën 1958 – 1963.

Ceremonia e shenjtërimit është mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit dhe nëpër rrugët e afërta të Romës, ku janë tubuar më se një milion njerëz. Në ceremoni, poashtu, ishin të pranishëm afro 150 kardinalë dhe më se 1 mijë peshkopë.
XS
SM
MD
LG