Ndërlidhjet

SHBA – Rusi: Rritje e tensioneve lidhur me Ukrainën


Sergei Lavrov (majtas) dhe John Kerry gjatë një takimi të mëparshëm

Sergei Lavrov (majtas) dhe John Kerry gjatë një takimi të mëparshëm

Po shtohen tensionet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, lidhur me rrëmbimin e vëzhguesve ndërkombëtarë nga ana e separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, kanë folur mbrëmë vonë me telefon, por dështuan të arrijnë ndonjë marrëveshje.

Zoti Kerry ka kërkuar nga Moska për t’i mbështetur përpjekjet për lirimin e vëzhguesve ushtarakë, të cilët e përfaqësojnë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Por, zoti Lavrov, ka kërkuar që Uashingtoni ta shfrytëzoj ndikimin e vet për lirimin e liderëve separatistë prorusë, që janë arrestuar nga autoritetet e Ukrainës në Kiev.
XS
SM
MD
LG