Ministria e mbrojtjes e Britanisë thotë se të pesë ushtarët e Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë në Afganistan, e udhëhiqur nga NATO-ja, që u vranë nga përplasja e djeshme e helikopterit, në pjesën jugore të Afganistanit, ishin britanikë.
Komandanti i lartë britanik, Richard Felton, tha se përplasja e djeshme duket se ishte “incident tragjik”.
Një zëdhënës i talibanëve nëpërmjet një mesazhi dërguar gazetarëve tha se helikopterin e kanë rrëzuar militantët.
NATO-ja tha se po zhvillohen hetime për rrethanat e përplasjes, por nuk ka pasur raporte për aktivitet armiqësor në hapësirën ku ka ndodhur rrëzimi i helikopterit.