Ndërlidhjet

Ponomaryov: Vëzhguesit e OSBE-së janë të burgosur të luftës


Vyacheslav Ponomaryov
Vyacheslav Ponomaryov
Prefekti i vetëshpallur i qytetit Sllovjansk, në pjesën lidnore të Ukrainës, Vyacheslav Ponomaryov, tha se ekipi i vëzhguesve ndërkombëtarë i OSBE-së, që mbahen të rrëmbyer nga njerëzit e tij, janë të burgosur të luftës.

Ai tha sot, para një numri të vogël të gazetarëve, se “në qytetin tonë, ku është situatë lufte, çfarëdo personeli ushtarak, i cili nuk e ka lejen tonë, konsiderohet i burgosur i luftës”.

Monitoruesit e OSBE-së, katër gjermanë, një suedez, një polak, një holandez dhe një çek, janë rrëmbyer më 25 prill dhe Ponomaryov kishte thënë disa herë se ata do të këmbeheshin për militantët prorusë, të cilët mbahen të arrestuar nga autoritetet e Ukrainës në Kiev.
XS
SM
MD
LG