Ndërlidhjet

Abbas: Holokausti – krimi më neveritës në historinë e re


Mahmud Abbas

Mahmud Abbas

Lideri palestinez, Mahmud Abbas, ka vlerësuar sot se ajo që i ndodhi popllit hebre gjatë Holokaustit, ishte “krimi më i neveritshëm” kundër njerëzimit në periudhën e re.

Nëpërmjet një deklarate për media të shkruar në gjuhën angleze, zoti Abbas ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të afro 6 milionë hebrenjëve të vrarë masivisht gjatë periudhës së Nazizmit.

Kjo deklaratë u publikua disa orë para se në Izrael të filloj shënimi i Ditës së Përkujtimit të Holokaustit.

Mëtutje, në deklaratë, zoti Abbas u bënë thirrje liderëve izraelitë që “ta shfrytëzojnë momentin aktual për ta përfunduar procesin e paqes gjithpërfshirëse në rajon, të bazuar në vizionin me dy shtete, Izraeli dhe Palestina, që jetojnë afër njëri-tjetrit në paqe dhe siguri”.

Kjo deklaratë u bë në kohën kur Izraeli i ka pezulluar bisedimet paqësore, pasi Mahmud Abbasi e ka arritur një marrëveshje me lëvizjen islamike Hamas, për ta formuar qeverinë e unitetit.
XS
SM
MD
LG