Ndërlidhjet

Serbi: Ka filluar mbledhja e parlamentit për zgjedhjen e qeverisë


Pamje e ndërtesës së Parlamentit të Serbisë në Beograd
Pamje e ndërtesës së Parlamentit të Serbisë në Beograd
Kuvendi i Serbisë e ka filluar seancën e sotme, në të cilën duhet të zgjedhet qeveria e re e këtij vendi.

Në fillim të seancës, mandatari për formimin e qeverisë, Aleksandar Vuçiq, e paraqet programin dhe përbërjen e qeverisë.

Pas paraqitjes së programit, deputetët do të diskutojnë për programin dhe qëllimet e qeverisë së re të Serbisë.

Sipas propozimit, qeveria e re do t’i ketë 19 anëtarë, përfshirë kryeministrin, 16 ministra dhe dy ministra pa portofol.

Prej 19 anëtarëve të propozuar të qeverisë, 11 prej tyre ishin në përbërje të kabinetit të mëparshëm, që udhëhiqej nga kryeministri Ivica Daçiq.
XS
SM
MD
LG